Përplasen dy trena në Republikën Çeke/ 2 persona humbin jetën, me dhjetëra të plagosur

0

Dy trena janë përplasur në jugperëndim të Republikës Çeke ditën e sotme, ku dy persona kjanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë të plagosur.

Policia tha se përplasja ndodhi rreth orës 08 të mëngjesit në qytetin e Milavce.

Autoritet çeke thanë se një tren që lidh qytetin perëndimor çek Plzen me Mynihun në Gjermani dhe një tren lokal pasagjerësh u përfshinë në përplasje.

Dhjetëra njerëz u plagosën, pesë prej tyre janë në gjendje të rëndë, sipas deklaratës së Shërbimit të Shpëtimit të Zjarrit të rajonit Plzen. Katër helikopterë po transportonin të plagosurit në spitalet aty pranë.

Ministri çek i Transportit Karel Havlicek u shpreh se shkak për përplasjen është bërë shpejtësia e lartë e njërit prej trenave që nuk kishte arritur të ndalonte në një vend të caktuar./ CNA.al

 

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here