Përse nuk duhet të flini në avion?

0

how to sleep on plane

Nëse flini në avion apo përdorni ilaçe gjumi, kjo përbën rrezikshmëri për shëndetin tuaj.

Studiuesit nga Universiteti i Harvardit kryen një studim duke zbuluar se gjumi në avion mund të dëmtojë dëgjimin tuaj.

Nëse jeni duke fjetur gjatë fluturimit dhe ka ndryshim të papritur në lartësi, aftësia e trupit për të barazuar presionin në veshët tuaj mund të rrezikohet duke ju shkaktuar edhe dëme të përhershme.

Për shumicën e njerëzve, kur ka një ndryshim të papritur të lartësisë, veshët e tyre bllokohen dhe kjo ndodh, kur presioni në pjesën e jashtme të veshëve nuk përputhet me presionin brenda veshit.

Nëse jeni duke fjetur nuk mund të kontrolloni reagimin natyral të veshëve duke shkaktuar bllokimin e tubit Eustachian të tyre që shkakton barotraumë të veshit.

Nëse tubi Eustachian është i bllokuar për një periudhë të gjatë kohore mund të shkaktojë infeksion që çon në vështirësi në dëgjim dhe dhimbje.

Në raste ekstreme mund të ndodhë rrjedhje gjaku nga veshët, ndaj për ta shmangur këtë duhet të jeni zgjuar, kur aeroplani do të ngrihet ose ulet në pistë.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here