Përse nuk duhet t’i mbajmë në frigorifer këto ushqime?

0

Sa dimë në lidhje me ushqimet që nuk duhet të mbahen në frigorifer?

Për shembull bukën a duhet ta mbajmë në frigorifer, në ngrirësin e frigoriferit apo në kutinë e bukës? Domatet duhet t’i vendosim në frigorifer apo në dollapin e kuzhinës?

 Pa dyshim më i diskutuari ndër këta është gjalpi. Njerëzit gjithmonë kanë diskutuar se si dhe për sa kohë do e mbajnë gjalpin jashtë frigoriferit. Për shembull është e vështirë të lyejmë mbi bukë gjalpin që vendosim në frigorifer, atëherë si duhet të veprojmë?

Studimet thonë se duhet ta mbajmë gjalpin në frigorifer pa e nxjerrë nga amballazhi dhe se duhet ta nxjerrim nga frigoriferi 10-15 minuta para se ta përdorim.

Sepse gjalpi prodhohet nga qumështi dhe kur mbetet jashtë frigoriferit për kohë të gjatë shtohet mundësia e prishjes.

Kohëzgjatja e prishjes së gjalpit të kripur është më e paktë sepse kripa pakëson normën e prishjes dhe mban bakteriet larg. Në formë të përmbledhur nuk këshillohet që gjalpin ta mbajmë jashtë frigoriferit për gjatë gjithë javës por nuk ka problem nëse qëndron për disa orë.

Ndërsa disa ushqime duhet të mbahen tërësisht jashtë frigoriferit.

Ja cilat janë ushqimet që nuk duhet të mbajmë në frigorifer:

Specialistët anglezë të ushqimit shprehin paralajmërimin se njerëzit në katër anët e botës pakësojnë kohëzgjatjen e shumicës së frutave dhe perimeve dhe vrasin vlerat ushqimore të tyre duke i vendosur në frigorifer.

Specialistët që bëjnë të ditur se në mënyrë që kohëzgjatja e disa ushqimeve të jetë më e gjatë, duhet të mbahen jashtë frigoriferit, këta ushqime i radhisin kështu: bananja, domatja,  patatja, qepa, buka, hudhra. Specialistët e ushqimit bëjnë të ditur se këta fruta dhe perime, në mënyrë që të mos prishet ekuilibri i mineraleve dhe vitaminave që përmbajnë, pra brendia e tyre që është e dobishme për njeriun, të mbrojnë freskinë dhe të mos prishet forma e tyre që është e volitshme për ushqim, nuk duhet të vendosen në frigorifer.

Në veçanti domatja i humb të gjithë vlerat ushqimore kur ruhet në frigorifer, sepse ajri i ftohtë në frigorifer ndalon ciklin e pjekjes dhe është pjekja ajo që i jep shije domates. Domatet duhet t’i mbajmë jashtë frigoriferit ose në një enë.

Mbajtja e patates në frigorifer bëhet shkak që niseshteja në të të shndërrohet në sheqer dhe pas mbetet vetëm patate të ëmbla dhe pa shije. Në vend që patatet t’i mbajmë në frigorifer duhet t’i mbajmë në një vend të freskët duke i vendosur në një qese prej letre.

Nëse e vendosni qepën në frigorifer lagështia i zbut ata dhe i bën të myken. Qepët duhet t’i mbani në një vend të freskët dhe të thatë. Ndërsa për shkak se qepa e njomë bart më shumë ujë në vetvete nuk ka pengesë në mbajtjen e tyre në frigorifer.

Hudhra që mbahet në frigorifer, më në fund nisin të mbijnë, përveç kësaj merr formën e llastikut dhe myket. Edhe hudhrën duhet ta mbani në një vend të freskët dhe të thatë.

Kur borzilokun e lëmë në frigorifer vyshket me shpejtësi, përveç kësaj e lë aromën mbi ushqimet e tjera përreth.

Frigoriferi e than shumë shpejt bukën. Nëse nuk është bukë me feta e gatshme për sanduiç mund ta mbani në kutinë e bukës ose në frigorifer. Duhet ta mbajmë bukën në sasi që të mund ta konsumojmë për 4 ditë dhe pjesën tjetër ta vendosim në ngrirje.

Nëse keni kafe në frigorifer do e humbë të gjithë shijen dhe do të tërheqë mbi vete aromën e të gjithë ushqimeve të tjera në frigorifer. Kafenë duhet ta ruajmë në një vend të freskët, të thatë dhe të errët. Kështu do të ruajë freskinë dhe aromën.

Nuk është aspak e nevojshme që mjaltin ta mbajmë në frigorifer, për sa kohë e mbani në një enë të mbyllur mund ta mbani pafundësisht jashtë frigoriferit. Vendosja e mjaltit në frigorifer bëhet shkak për kristalizimin dhe sheqerosjen e tij.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here