Përtej politikës, ndeshje miqësore mes bashkisë së Librazhdit dhe ekipit të Trupit Diplomatik të akredituar në Shqipëri (FOTO)

0

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla mori pjesë në ndeshjen miqësore të futbollit që u zhvillua në qytetin e Librazhdit mes ekipit të Bashkisë dhe ekipit përfaqësues të Trupit Diplomatik të akredituar në Shqipëri.

Në fjalën e tij pas ndeshjes Balla deklaroi se njëlloj si në Elbasan Arena për kombëtaren kuq e zi edhe në Librazhd nuk humbim asnjëherë.

Balla tha gjithashtu se ky aktivitet sportiv shërben edhe si një prezantim i vlerave kulturore të Librazhdit, i cili është një destinacion i rëndësishëm turistik, sepse ka një klimë shumë të mirë si dhe ka parkun më të madh në Shqipëri atë të “Shebenik-Jabllanicë si dhe gjithë luginën e Shkumbinit, e cila është një nga gurët e çmuar i atraksioneve turistike të Librazhdit”, -deklaroi Balla.

Ndeshja përfundoj në rezultatin 4-3 për vendasit. Për Bashkinë golat u shënuan nga Balla, Gurra, Hajdari dhe Hasaballa. Ndërsa nga ekipi i Trupit diplomatik golat u shënuan nga Hassan 2, Francis 1.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

☀️⚽️ Librazhd📍Në këtë ditë pushimi mikprita në qytetin tim për një ndeshje miqësore futbolli ekipin përfaqësues të Trupit Diplomatik të akredituar në Shqipëri. Njëlloj si në Elbasan Arena😉 për kombëtaren👐🏼🇦🇱 edhe në Librazhd nuk humbim asnjëherë. Kush ka kohë ta shohë të gjithë videon, të japë edhe vlerësimin për golin e fitores të sulmuesit që mban numrin 10 për të gjelbërit e Sopotit🏔.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here