Pësoi sulm kardiak/ Vdes babai i Emiliano Salas 3 muaj pas humbjes së të birit

0
2

Sot ka vdekur Horacio Sala, babai i futbollistit argjentinas Emiliano Sala që humbi jetën në aksidentin ajror.

Mediat lokale thonë se 58-vjeçari Horacio mbrëmë pësoi sulm kardiak dhe ndërroi jetë vetëm 3 muaj pas vdekjes së të birit Emiliano.

Mbetjet e avionit, i cili u zhduk më 21 janar mbi Le Manche, u gjetën në fillim të shkurtit pranë brigjeve të ishullit Guernsey.

Avioni Piper Malibu N264DB ishte në fluturim nga Franca për në Cardiff, pasiqë futbollisti argjentinas arriti transferin nga Nantes në klubin e Uellsit për 15 milionë paund (rreth 17 milionë euro).

Trupi i cili u nxorr nga mbetjet e avionit u identifikua më 6 shkurt./AA

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here