Pëson atak në zemër, vdes arbitri gjatë ndeshjes

0
5

Arbitri Victor Hugo Hurtado (31) gjatë ndeshjes së xhiros së 25-të të Ligës futbollistike Apertura në Bolivi mes skuadrave Always Ready dhe Oriente Petroler pësoi sulm në zemër dhe ndërroi jetë rrugës për në spital.

Tragjedia ndodhi në minutën e 47 të ndeshjes.

Mjekët e të dyja ekipeve i dhanë ndihmën e parë Hurtados, por për fat të keq rrugës për në spital në automjetin e emergjencës pësoi edhe sulmin e dytë me ç’rast vdiq.

Ndeshja në mes Always Ready dhe Oriente Petroler u luajt në një lartësi mbidetare prej 3.900 metrash./AA

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here