Piadina pa gluten- një gatim talian që patjetër duhet ta provoni!

0

Përgatitja është e thjeshtë dhe nuk mungon shija

Zakonisht mbushet me djathë dhe paloset ne mes, por gjithsecili mund ta mbushë me përbërësit që dëshiron si proshutë, sallatë, domate e perime të tjera. Mund të hahet në formën e një sandviçi.

Përbërësit:

▪ 500 g miell i përzier, pa gluten
▪ 150 g qumësht
▪ 100 g ujë
▪ 100 g vaj
▪ 5 g kripë
▪ 5 g sodë buke

Përgatitja:

Vendosni të gjithë përbërësit në një enë dhe ngjishni me dorë për të formuar një brumë të butë dhe të qëndrueshëm.

Më pas ndajeni në copa 120 gr dhe formoni topa të vegjël.

Përhapni ata në një trashësi maksimale prej 2 – 3 mm.

Piqini në një tigan që nuk ngjit në nxehtësi mesatare nga secila anë për maksimum 2 minuta.

Mbushni Piadine me çfarë të doni. Lyejeni mbushjen në gjysmën e bukës, paloseni në gjysmë dhe ngrohni secilën anë në tigan për 1 minutë, që të shkrihet mbushja.

Shërbejeni të ngrohtë dhe shijoni.

Ju bëfshin mirë, – transmeton Telegrafi.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here