Pishina, xhakuzi e sauna, brenda rezidencës luksoze të Al Capones, ja ku kaloi vitet e jetës bosi i madh i mafias (FOTO)

0

Rezidenca e pushimeve të bosit të mafias, Al Capone, e vendosur në një ishull të Floridas do të shembet. Sipas mediave të huaja, Al Capone e bleu vilën luksoze për 40 mijë dollarë në vitin 1928. Në këtë shtëpi, bosi i drogës organizonte festa të shumta. Shtëpia është shitur nga gruaja e Al Capones, Mae, në vitin 1952 dhe që nga ajo kohë ajo ka kaluar disa pronarë.

Todd Glaser, një zhvillues i pasurive të paluajtshme së bashku me Nelson Gonzales, një investitor, e blenë shtëpinë për 10.75 milionë dollarë.

“Nuk është diçka që duhet të festohet në sytë e mi. Nuk ia vlen të ruhet pasi që ka kaluar periudhën e saj”, ka potencuar Glaser.

“Shtëpia është e vjetër 100 vjet”, ka shtuar ai.

Glaser dhe partneri i tij i biznesit duan ta rrëzojnë dhe të rindërtojnë një shtëpi moderne dykatëshe me tetë dhoma gjumi dhe banjo; një xhakuzi dhe një sauna.
Shtëpia pritet të shitet për 45 milionë dollarë.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here