Pjesë e grupit Habilaj, Gjykata e Posaçme dënon me 10 vite burg “financierin” e bandës/ EMRI

0
55

Gjykata e Posaçme ka dënuar sot me 10 burg Armand Koçerrin, pjesë e grupit kriminal Habilaj.

Prokuroria kishte kërkuar 15 vite burg, ndërsa në vendimin përfundimtar gjykata vendosi 10 vjet burg. Ai u dënua për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, trafik droge, armëmbajtje pa leje.

Armando Koçerri u arrestuan ne Babicë të Vlorës, pas sekuestrimit të një sasie prej 4.5 tonë kanabis, që dyshohet se i përkiste grupit të Habilajve.

Ai  ishte i vetmi anëtar i Habilajve që ndodhet në Shqipëri, ndërsa pjesa tjetër e grupit po gjykohet në Itali, po për trafik narkotikësh e grup kriminal.

HETIMET

Duke iu referuar të dhënave nga Prokuroria e Katanias, të zbardhura nga mediat italiane, grupi i shkatërruar gëzonte në Shqipëri një mbështetje nga një pjesë e Policisë.

Sipas “Meridionews”, droga trafikohej nëpërmjet detit në Itali dhe më pas, aty i shpërndahej klaneve mafioze. “Organizata, e cila në Shqipëri gëzonte mbrojtje nga disa eksponentë të Policisë, të cilët ishin të implikuar, kryente trafikun kryesisht nga deti, falë mbështetjes së disa anijeve të peshkimit.

Në momentin që droga arrinte në Itali, ajo kalonte në nivelin e dytë. Disa persona të tjerë e blinin atë, dhe më pas, e rishisnin te pasuese të klaneve të mafies, kryesisht të provincave të Katanias, Sirakuzës dhe Raguzës”, shkruante disa muaj më parë “Meridonews”.

Më tej, media italiane shkruan edhe për hetimet e Prokurorisë për Krime të Rënda dhe marrjen në pyetje të Moisi Habiljat në Itali për llogari të Shqipërisë. “Hetimet italiane u bashkuan më pas me një dosje nga Prokuroria e Krimeve të Tiranës.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here