PKK/YPG shndërron në pozicion luftarak shkollën në veri të Sirisë

0
3
Organizata terroriste PKK/YPG ka përdorur si pozicion luftarak një shkollë në një fshat në veri të Sirisë, tha Ministria turke e Mbrojtjes. Sipas një deklarate të ministrisë në llogarinë zyrtare në Twitter, organizata terroriste e ka shndërruar në pozicion shkollën në fshatin Nukra pranë qytetit Ras al-Ayn.

Organizata terroriste PKK/YPG ka përdorur si pozicion luftarak një shkollë në një fshat në veri të Sirisë, tha Ministria turke e Mbrojtjes.

Sipas një deklarate të ministrisë në llogarinë zyrtare në Twitter, organizata terroriste e ka shndërruar në pozicion shkollën në fshatin Nukra pranë qytetit Ras al-Ayn.

Ministria theksoi se PKK/YPG u ka shkaktuar dëme të mëdha kishave, spitaleve dhe shkollave në lindje të lumit Eufrat duke i shndërruar ato në seli dhe depo municionesh.

Ndryshe, Turqia më 9 tetor nisi operacionin “Burimi i Paqes” për të eleminuar terroristët në lindje të lumit Eufrat në mënyrë që të sigurojë kufijtë e Turqisë, të ndihmojë në kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe të sigurojë integritetin territorial të Sirisë.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40.000 njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG është dega siriane e PKK-së./AA

Na ndiqni ne: https://www.facebook.com/groups/481665645546305/

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here