Plagosi me thikë të riun në Shkozë, arrestohet autori

0
23

Një 48-vjeçar është vënë në pranga nga policia pasi dyshohet se është autori i plagosjes së ndodhur ditën e djeshme në zonën e Shkozës.

Sipas policisë është arrestuar shtetasi me inicalet S. K., 48 vjeç, pasi dje, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin O. M., 30 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. K., 48 vjeç, pasi ditën e djeshme, në Shkozë, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin O. M., 30 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here