Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan.
Sipas informacioneve të para mësohet se ngjarja në fjalë ka ndodhur tek turizmi i vjetër, në një pikë bastesh sportive, në lagjen ‘Beqir Dardha’.
Dyshimet e para flasin për një plagosje pas një konflikti mes disa personave, ku një prej tyre ka qëlluar me armë zjarri dhe më pas është larguar prej aty. Sakaq, policia ka identifikuar autorin, ndërsa është vënë në ndjekje të tij.
Deri më tani nuk dihen detaje rreth ngjarjes.