Plas sherri në Gjirokastër, ja pse miqësorja e Luftëtarit u luajt vetëm 24 minuta

0
5

Luftëtari dhe Këlcyra luajtën vetëm 24 minuta në miqësoren e djeshme në stadiumin “Gjirokastra”. Ndërhyrjet e rënda të lojtarëve miq në dëm të futbollistëve bluzinj u bënë shkak për ndërprerjen e miqësores. Si për ironi, përbërja e skuadrës që militon në Kategorinë e Dytë është thuajse e gjitha me futbollistë nga Gjirokastra, të cilët duke mos gjetur hapësira te Luftëtari, aktivizohen në skuadrat fqinje. Është dashur ndërhyrja e gabuar e futbollistit të Këlcyrës, Shefqet Boni, në dëm të Amer Dukës për përplasjen verbale mes lojtarëve të të dyja formacioneve respektive.

Çast nga ndeshja e djeshme në Gjirokastër

Në këtë moment kanë ndërhyrë stafet teknike për të eliminuar përplasjet fizike mes lojtarëve dhe për më tepër ndonjë incident të mundshëm. Loja e rëndë dhe ndërprerjet e shumta detyruan stafet për mosvazhdimin e takimit. Pas më shumë se pesë minutave ndërprerje të ndeshjes, trajnerët Neritan Novi dhe Robert Spahiu arritën në konkluzionin për mosvazhdimin e ndeshjes me qëllim shmangien e grumbullimeve të lojtarëve për arsye të pandemisë së Koronavirusit. Në minutën e 24-t të pjesës së parë, ku u ndërpre edhe ndeshja Luftëtari-Këlcyra, rezultati i takimit ishte 0-0.

KRONIKA – Trajneri i Luftëtarit Neritan Novi e nisi lojën me një formacion krejtësisht të ri. Loja mes dy skuadrave nisi me ritmin imponues të Luftëtarit, teksa për minuta me radhë gjirokastritët u shfaqën kërcënues përballë portierit Buxaj. Në minutën e 17-të nga kombinimi tresh Tahiraga – Lika – Dragoshi vjen gjuajtja potente e këtij të fundit, e cila përfundon pak centimetra në krahun e majtë të portës së mbrojtur nga Buxaj.

100731620_531240957571769_882945873334501376_n

Në minutën e 19- të Lika shkarkon fuqishëm të djathtën, por topi “stampohet” në traversën e portës së Këlcyrës. Nuk ishte e thënë që ky takim të vazhdonte gjatë, që u nis si miqësore, por përfundoi në sherr masiv dhe për këtë shkak u ndërpre në minutën e 24-t. Por trajneri Neritan Novi nuk u mjaftua me minutat e testit miqësor, teksa me kontingjentin e lojtarëve në dispozicion ka vijuar me lojën brenda familjes, ndërsa Këlcyra u largua nga stadiumi.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here