Po bën xhiron e rrjetit, çifti nga Britania nisin me biçikletë udhëtimin nëpër botë

0
1

Çifti nga Britania e Madhe, Ed Levy (33) dhe Emily Coward (30) u nisën nga Londra me biçikleta në udhëtimin rreth botës. Deri në cakun e tyre, që është Zelanda e Re, pritet të kalojnë rreth 20 mijë kilometra.

Levy dhe Coward në rrugëtimin e tyre përmes Turqisë kaluan përmes rajonit të Egjeut. Gazetari i AA-së i takoi në Beyşehir, pranë Konyas, në pjesën qëndrore të Turqisë. Aty i gostitën përfaqësuesit e klubit të çiklistëve Beyşehir.

Levy, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarit në Beyşehir tha se së bashku me të dashurën e tij Emily sollën vendimin që me biçikleta të nisën në udhëtimin rreth botës. Ai tha se janë nisur nga Londra ndërsa planifikojnë që destinacioni i fundit i tyre të jetë Zelanda e Re.

Duke treguar se deri në cakun e tyre duhet të përshkojnë një rrugë deri rreth 20 mijë kilometra, Levy nënvizoi se kjo nuk është një sfidë e lehtë, kryesish kur flitet për rrugëtim në zonat malore.

Levy shtoi se në ditë mesatarisht kalojnë 50 deri 70 kilometra, varësisht nga kushtet e rrugës, ndonjëherë arrijnë të tejkalojnë 100 kilometra.

I pyetur se çfar i shtyu në një hap të tillë, Levy, u përgjigj: “Kjo me të vërtetë është një aventurë e madhe dhe na jep ndjenjën e vërtetë të lirisë. Në rrugë takojmë dhe njoftohemi me njerëz të mrekullueshëm. Po ashtu kemi rastin të shijojmë ushqime nga të gjitha pjesët e botës”.

Emily Coward tha se me biçikleta udhëtojnë gjatë ditës ndërsa në mbrëmje gjejnë një vend adekuat për të vendosur tendën dhe të bëjnë kamping.

Coward dhe Levy thonë se prej kohësh kanë ëndërruar një sfidë të tillë.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here