“Po e çon biznesin e vogël drejt falimentimit”- Basha akuza Ramës: po shkatërron dita-ditës shtyllën kurrizore të ekonomisë shqiptare. E vetmja zgjidhje…

0

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Rama se ka lënë pa mbështetje biznesin e vogël dhe se po i çon ato drejtë falimentimit.

Nga Njësia Administrative Nr. 11 në Tiranë, ku zhvilloi takime me përfaqësues të biznesit të vogël, Basha u shpreh se janë rreth 60 biznese që “ulin qepenat çdo ditë”.

Sipas kryeopozitarit kjo situatë ka vetëm një zgjidhje: “Kthimin e vëmendjes tek qytetarët, duke u dhënë atyre një qeverisje normale”.

Së bashku me qytetarët do të sjellim ndryshimin në këtë vend e do të ndërtojmë një qeverisje normale, që të garantojë ringritjen ekonomike, vende pune e një jetë më të mirë për çdo shqiptar”, u shpreh Basha mes të tjerash.

basha 2

Postimi i plotë:

Gjatë takimeve me banorë dhe sipërmarrës të vegjël në Njësinë Administrative Nr. 11 në Tiranë, ndamë shqetësimet për krizën e thellë ekononomike që ka prekur shqiptarët e në veçanti biznesin e vogël që po mbyll dyert çdo ditë.

Rritja e çmimeve, rënia e fuqisë blerëse, pagesat e larta dhe afrofe të dritave dhe të ujit, papunësia në rritje, mungesa e mbështetjes nga qeveria po e çojnë biznesin e vogël në këtë zonë drejt falimentit. Rreth 60 biznese ulin qepenat çdo ditë dhe familjeve të tyre u shterrojnë mundësitë për të mbijetuar.

RAMAVIRUSI po shkatërron dita-ditës shtyllën kurrizore të ekonomisë shqiptare, biznesin e vogël.

Kjo krizë e thellë ka vetëm një zgjidhje: Kthimin e vëmendjes tek qytetarët, duke u dhënë atyre një qeverisje normale.

Askush nuk pret më asgjë të mirë nga kjo qeveri që ka dëshmuar në 7 vite se prioriteti i saj nuk janë qytetarët dhe biznesi i ndershëm, por një grusht njerëzish që grabisin çdo të mirë të këtij vendi.

Së bashku me qytetarët do të sjellim ndryshimin në këtë vend e do të ndërtojmë një qeverisje normale, që të garantojë ringritjen ekonomike, vende pune e një jetë më të mirë për çdo shqiptar.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here