Po kthehej nga Anglia me 15 mijë paund të padeklaruara në valixhe, vihet nën hetim 26-vjeçarja

0

15 000 paund të padeklaruara janë sekuestruar në Rinas, ndërsa është vënë nën hetim 26-vjeçarja e cila ishte kthyer nga Anglia.

Gjatë kontrollit të valixhes së E.S. janë gjetur 15 000 paund, të cilat ajo nuk i kishte deklaruar.

Materialet u referuan në prokurori për shtetasen e lindur në Kosovë dhe banuese në Austri, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë.

“Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të kontrolleve të shtuara për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, kanë kaluar për kontroll të detajuar bagazhet e shtetases E. S., që kishte udhëtuar nga Anglia në drejtim të Shqipërisë. Gjatë kontrollit të valixhes së kësaj shtetaseje janë gjetur 15 000 paund, të cilat ajo nuk i kishte deklaruar, sipas përcaktimeve ligjore. Në vijim të veprimeve u sekuestrua shuma e parave dhe u referuan materialet në prokurori, në ngarkim të shtetases E. S., 26 vjeçe, lindur në Kosovë dhe banuese në Austri, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë””, sipas policisë.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here