Po kurohej në Tiranë, ndërron jetë nga koronavirusi Drejtori i Pallatit të Kulturës në Librazhd, baba i tre fëmijëve

0
87

Ndahet nga jeta, si pasojë e Covid-19, Drejtori i Pallatit të Kulturës në Librazhd, Arianit Alliu.

Alliu, 46 vjeç, prej disa ditësh mjekohej në Spital dhe nuk ka pasur sëmundje të tjera shoqëruese. 46-vjeçari librazhdas, baba i tre fëmijëve, ka ndërruar jetë sot në Tiranë.

Alliu ishte një prej organizatorëve kryesorë të aktiviteteve kulturore e artistike në qytetin e Librazhdit. Falë punës së tij me grupet rinore me qindra të rinj e të reja mësuan kërcimin dhe kërcimin dhe vallet tradicionale të gjitha krahinave të vendit tonë.

Qytetarët e Librazhdit vlerësojnë me fjalët më të mira Alliun, ndërsa shprehin ngushëllime për familjarët e tij.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here