Policia e Kosovës: Nga nesër paradite fillojnë gjobat 150 euro për drejtuesit e makinave me targa ilegale

0

Në orët e para të mëngjesit, Policia e Kosovës do të nisë me zbatimin e masës për vendosjen e gjobave për qytetarët që kanë automjete me targat ilegale serbe.

 

Një gjë të tillë e ka konfirmuar për Reporteri.net, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili ka thënë se zbatimi i shqiptimit të gjobave do të fillojë gjatë turnit të paradites.

“Referuar situatës dhe zhvillimeve aktuale në vend, Policia e Kosovës në vazhdimësi përcjellë këto zhvillime dhe në aspektin operacional bënë vlerësime profesionale konform të cilave ndërmerr masa të nevojshme, të arsyeshme dhe të ligjshme për zbatimin e ligjit dhe vendimeve të autoriteteve shtetërore të Kosovës. Ashtu siç është bërë e ditur sipas vendimit për targat Nr.05/103, deri me datë 21 nëntor ishte paraparë shqiptimi i masës së qortimit, ndërsa pas kësaj date nga njëzet e dy (22) Nëntori, Policia e Kosovës e ka bërë të ditur se do të fillojë zbatimin e shqiptimit të gjobës sipas legjislacionit në fuqi, i cili sipas vlerësimit dhe planit policor pritet të fillojë po në këtë datë (22.11.22) gjatë ndërrimit të paradites”, tha Kelani.

Masa e parë e vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në RKS, ishte ajo e lëshimit të fletëqortimeve, e cila skadoi me datë 20 nëntor.

Takimi mes Kurtit dhe Vuçiçit me Përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë, Josep Borrell, bëri që ky vendim të shtyhet edhe për një ditë.

Në takimin e sotëm triplësh, nuk u arrit asnjë marrëveshje, pasi Borrell deklaroi se ishte Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ai cili nuk u pajtua me propozimet e BE-së për një zgjidhje për rrugën para për çështjen e targave.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here