Policia gjen drogë në shtëpinë e Titos (VIDEO)

0

Policia gjen drogë në shtëpinë e Titos

Dy persona u arrestuan në flagrancë nga policia pasi akuzohen për prodhim të lëndës narkotike.

Policia kishte marrë operacion në rrugë operative se në banesën e Theofan Tito dhe në banesën e Manol Qorri, në fshatin Malshovë, Këlcyrë, kishte lëndë narkotike.

Si rezultat,  nga kontrolli i ushtruar në banesën e Theofan Tito 57 vjeç, nga shërbimet e policisë u gjetën tre thasë plastmasi me 38 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva. Theofan Tito, rezulton i dënuar më parë për vrasje.

Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesën e Manol Qorri 37 vjeç, në një fuçi plastike u gjetën 16 kg Cannabis Sattiva, si dhe 13 fishekë dhe një armë gjahu (çifte), të cilën e mbante pa lejen e organeve kompetente.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here