Policia greke sekuestron 70 kg kokainë të fshehur brenda kontenjerit me banane, e destinuar për një vend të Ballkanit (Foto)

0
17

Një sasi prej 70 kg kokainë u zbulua nga autoritetet doganore greke në një kontenjer me banane që vinte nga Amerika Latine.

Mediat greke shkruajnë se në bazë të rriskut, u zgjodh një kontenjer për t’u kontrolluar me rreze X, ndërsa lënda narkotike ishte destinuar për një vend në Ballkanin Perëndimor.

Sistemi zbuloi një material të dyshimtë, çka më pas u krye një kontroll fizik gjatë së cilës me ndihmën e një qeni u gjetën 60 pako kokainë, me një peshë totale prej 70.5 kg. Droga u fsheh me kujdes brenda enës dhe posaçërisht në vendin e ftohjes.

Prokurori i Gjykatës së Shkallës së Parë të Pireut tashmë është informuar dhe po zhvillohet një hetim paraprak.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here