“Politika ruse po bëhet gjithmonë e më shumë irracionale”, presidenti çek: Putin mund të mos jetë duke bërë blof për armët bërthamore

0

Presidenti i Republikës Çeke, Milos Zeman paralajmëroi se politika ruse po bëhet gjithnjë e më irracionale dhe se është e mundur që Vladimir Putin të mos jetë duke bërë blof kur kërcënon botën me armë bërthamore.

“Fatkeqësisht, irracionaliteti është gjithnjë e më i pranishëm në politikën ruse. Kjo është pikërisht arsyeja pse unë nuk guxoj të pretendoj se frikësimi bërthamor është thjesht blof. Në fund të fundit, vetë Putin tha qartë në fjalimin e tij: Unë nuk po bëj blof”, tha Zeman në një intervistë për të përditshmen çeke Mlada Fronta Dnes.

Mobilizimi i pjesshëm në Rusi, sipas presidentit çek, është rezultat i dështimeve ushtarake ruse në Ukrainë dhe ai theksoi se asnjë vend demokratik nuk mund t’i njohë referendumet kur ato organizohen nën presion të armatosur.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here