Portieri Hoxha nuk i shpëton gjobës së Moxhit: Nëse flas, mund të keqkuptohem

0

hoxha-e1503652955111-470x285

Portieri Alban Hoxha e nisi nga stoli sezonin e ri te Partizani, për shkak se u ndëshkua nga klubi për thyerje të rregullores së brendshme. Luçiano Moxhi, personi përgjegjës i skuadrës së këtij edicioni, pas humbjes me Laçin, për mediat sqaroi arsyet që çuan në pezullimin e portierit. Kthimi me vonesë në stërvitje pas dy ndeshjeve të Kombëtares dhe largimi pa leje nga grumbullimi i Partizanit, një natë para ndeshjes me kurbinasit, ishin shkaqet që Hoxha u bë “kurbani” i parë i epokës “Moxhi”.

Kapiteni Hoxha, edhe gjatë ditës së djeshme, i ka evituar prononcimet për mediat, ndonëse nga zyrtarë të klubit i është komunikuar se mund të flasë. Portieri nuk po e përtyp dot të bërit shembull nga drejtuesit, ndaj edhe gjatë ditës së djeshme pakënaqësia e “gardianit” dukej qartë. Ndonëse u përgatit normalisht me grupin, Alban Hoxha nuk ka dashur të dalë para mediave.

“Nuk kam çfarë të flas pas vendimit të dhënë. Më mirë kështu, pasi thëniet e mia mund të keqinterpretohen”, u shpreh dje shkurtimisht kapiteni i të kuqve. Hoxha ka arritur të evitojë mediat, por jo gjobën e klubit. Luçiano Moxhi e ka hapur bllokun e gjobave që në start dhe gjithçka nis nga porta, duke bërë shembull kapitenin Hoxha, i cili pritet të mësojë vlerën e ndëshkimit.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here