Pranga agjentit të një kompanie sigurimi në Tiranë, ja çfarë bënte

0

Policia e Fierit ka ndaluar një agjent kompanie sigurimi në Tiranë, pasi akuzohet se fsheh të ardhurat duke mashtruar dhe duke kryer korrupsion pasiv.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë ndaluan shtetasin e quajtur Altin Hasa, 35 vjeç, banues në rrugën “Myslym Keta” Tiranë. 

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi duke qenë me detyrë agjent i një kompanie sigurimi në Tiranë, ka lëshuar siguracionin për mjetin tip Volksëagen me targa AA 478 KA, dhe nuk ka bërë deklarimin duke mos e hedhur në sistem.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Mashtrimi”, “Korrupsioni pasiv në sektorin privat” dhe “Fshehja e të ardhurave” parashikuar nga Nenet 143, 164/b dhe 180 të Kodit Penal.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here