“Prania e FETO-s është një rrëzik e kërcënim për sigurinë e të ardhmen e Shqipërisë”

0
4

“FETO një orgnizatë e kontrolluar nga shërbime sekrete të disa vendeve, dhe përbën kërcënim jo vetëm për Turqinë “ – kështu u shpreh ministri i jashtëm turk, Mevlut Çavuşoğlu gjatë vizitës zyrtare në Tiranë. Në një konferencë të përbashkët me homologun shqiptar Gent Cakaj, Çavuşoğlu iu përgjigj interesit të medias lidhur me numrin e gylenistëve që ndodhen në vendin tonë.

“Nuk kam shifra të sakta, por kemi kërkuar kthimin e anëtarëve të FETO-s. Shqipëria ka hedhur disa hapa, presim të vijojmë më tej. Nuk dëshirojmë që Shqipëria të jetë portë sigurie për FETO-n. Mendojmë se prania e FETO-s. është një rrëzik e kërcënim për sigurinë e të ardhmen e Shqipërisë. Duhet të hedhim hapa për të ardhmen tonë, ia shpjegova mirë këtë z. Cakaj do ia shpjegoj edhe kryeministrit Rama” -u shpreh Çavuşoğlu./bw

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here