Pranohet me sukses sinjali nga mini-sateliti i parë i Turqisë “Grizu-263A”

0

Njoftohet se janë pranuar me sukses sinjalet nga mini-sateliti i parë i Turqisë, i cili është projektuar nga Ekipi i Hapësirës Grizu-263 i përbërë nga studentët e fakultetit të inxhinierisë në Universitetin Bülent Ecevit në qytetin Zonguldak të Turqisë.

Mini-sateliti Grizu-263A u lëshua dje në hapësirë nga baza Cape Canaveral në Florida të SHBA-së. Grizu-263A u vendos në orbitë rreth 1 orë pas nisjes që u krye dje për në udhëtimin hapësinor me raketën Falcon 9 të kompanisë Space X.

“Sinjalet e para u pranuan me sukses nga sateliti ynë ‘Grizu-263A’, sateliti ynë jeton. Shprehim shumë falënderime për profesorët tanë Mehmet Fatih Engin, Tahsin Çağrı Şişman, İbrahim Arda, Yılmaz Barış Erkan dhe Bilge Demirköz që mundësuan marrjen e sinjaleve tona”, theksoi ekipi hapësinor Grizu-263 në një postim nga llogaria e tyre në median sociale

Edhe kapiteni i ekipit, Çağla Aytaç Dursun, në një postim nga llogaria e tij në median sociale tha se, “Krenari. Projektuam, prodhuam, testuam dhe e dërguam në hapësirë. Ndërsa tani sateliti ynë Grizu-263A ndodhet në krye të detyrës”.

Sateliti, i cili u nis në udhëtimin hapësinor me emrat e minatorëve që humbën jetën në shpërthimin në Grizu më 3 mars të vitit 1992 në qytetin Zonguldak, është planifikuar të kryejë misionin për 4 vjet e 8 muaj në një orbitë të ulët tokësore, përkatësisht rreth 525 kilometra./AA

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here