Prapaskenat e sfidës në “Uembli”, tifozi shqiptar konfliktohet me policinë dhe shoqërohet në rajon (Video)

0

Në stadiumin mitik, raportohet se kanë qenë të pranishëm më shumë se 15 mijë tifozë shqiptarë, që jetojnë në Angli, por dhe kishin udhëtuar nga Shqipëria apo vendet e tjera.

Për një nga tifozët shqiptarë, kjo ka qenë një eksperiencë mjaft e hidhur pasi ka krijuar telashe me policinë, madje duke u konfliktuar fizikisht dhe më pas është arrestuar nga policët anglezë që e kanë shoqëruar jashtë ambienteve të stadiumit.

Tifozi i veshur me simbole të Shqipërisë, kundërshton policinë të cilët për një moment bëhen të shumtë në numër dhe nuk ngurrojnë të përdorin forcën për shoqërimin e tifozit shqiptar. Videoja është postuar nga një llogari në “TikTok” dhe është bërë virale shumë shpejt.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here