Presidenti Erdogan bisedë telefonike me Kofi Annan për Mianmar

0

Presidenti Erdogan bisedë telefonike me Kofi Annan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka kryer një bisedë telefonike me ish-sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së dhe kryetarin e Komisionit të Solidaritetit Rakhine, Kofi Annan.

Sipas informacioneve të marra nga burimet e Presidencës së Turqisë, mësohet se në bisedën ku është folur rreth çështjes për gjetjen e një zgjidhjeje ndaj dramës njerëzore me të cilën po përballen qytetarët e Arakanit në Mianmar, theksohet se janë shkëmbyer pikëpamjet në lidhje me raportin që Annan ka përgatitur për çështjen.

Në bisedë është vënë theksin për ndalimin e dhunës në Mianmar, dërgimin e ndihmave humanitare dhe se komuniteti ndërkombëtar duhet të ndërmarrë në mënyrë të shpejtë iniciativat në këtë drejtim.

Ndër të tjera theksohet se Presidenti Erdogan i ka kërkuar kryetarit të Komisionit të Solidaritetit Rakhine, Kofi Annan, që të këshillojë qeverinë e Mianmarit për t’i dhënë fund dramës njerëzore në rajon, dhe gjithashtu ka vënë në dukje se çështjen do ta ngrejë edhe në rendin e ditës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Për të gjetur zgjidhje ndaj problemit Erdogan ka bërë të ditur se Turqia është e gatshme të punojë së bashku me qeverinë e Mianmarit dhe të Bangladeshit.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here