Presidenti i Serbisë, Vuçiç kërkon leje për të vizituar Kosovën, ja përgjigjja që i kthen ministria e Jashtme

0
12

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka dërguar një kërkesë në institucionet qeverisë së Kosovës për të kryer një vizitë së bashku me Kreun e zyrës për Kosovën në Serbi, Petar Petkovië, Ministrin e Punëve të Jashtme, Aleksandër Vulin dhe Marko Gjuriç në Prishtinë.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme për mediat kosovare.

“Të enjten kanë kërkuar leje për vizitë, Petkoviç, Vuçiç, Vulin dhe Gjurië”, thuhet nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Ndërkohë që Ministria e ka refuzuar këtë kërkesë të pushtetarëve të Serbisë. Kjo kërkesë e Vuçiç ka ardhur pas gjetjes së një varreze masive në Serbi ku dyshohet se janë varrosur trupat e shqiptarëve të vrarë gjatë luftës.

Kërkesa e tij vjen pas deklaratës së bujshme për luftë, ku u shpreh se konfliktet e ngrira mund të shpërthejnë, por duke shtuar se Serbia dëshiron një zgjidhje kompromisi me Kosovën.

“Ata në Kosovë kanë problemet e tyre dhe arsyet përse shpikin. Deklarata ime ka qenë e qartë, kam folur që të shmangim një politikë të konflikteve të ngrira dhe kam thënë që edhe konflikti në Karabah ka qenë i ngrirë dhe është shkrirë. Konflikti i ngrirë do të nënkuptonte se kushdo në të ardhmen mund të na sjellë deri tek një katastrofë dhe konflikt. E këtu unë kam shprehur dëshirën që të krijojmë paqe dhe të bëjmë zgjidhje të kompromisit. Për të gjithë kjo ka qenë e qartë. Madje në Serbi më kanë akuzuar për politikë tradhtie. Ata kanë arsyet e tyre, për mua është me rëndësi të ruajmë paqen pasi kjo është dhe do të ngelet politika e Serbisë”.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here