Presidenti i Iranit, Hasan Ruhani, tha se SHBA do të paguaj një “çmim të rëndë” në rast se presidenti amerikan Donald Trump heq dorë nga marrëveshja bërthamore e arritur me Iranin.
I ndodhur në New York të SHBA-ve në kuadër të pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të 72-të të Kombeve të Bashkuara (OKB), Ruhani në një intervistë speciale në kanalin televiziv CNN ka bërë disa vlerësime në lidhje me rendin e ditës.
“Prishja e një marrëveshjeje të tillë do t’i kushtojë një çmim të rëndë SHBA-ve. Unë nuk mendoj se amerikanët do të kenë dëshirën për të paguar këtë çmim i cili nuk është në interes të tyre”, ka thënë Ruhani.
Pasi ka bërë të ditur që nëse qeveria Trump do të heqë dorë nga marrëveshja kjo do të ulë besimin e SHBA-ve në prani të komunitetit ndëkombëtar, Ruhani tha se “Duke marrë parasysh qëndrimet dhe reagimet e paparashikueshme të Trump edhe ne kemi menduar se si do të reagojmë ashpër në rast të tërheqjes nga marrëveshja”.
Ndër të tjera Ruhani ka shtuar se qeveria e Mianmarit duhet të dënohet për shkak të masakrave kundrejt muslimanëve të Arakanit.
Pasi ka vënë në dukje se ndihmat humanitare për muslimanët e Arakanit nuk duhet t’i jepen qeverisë së Mianmarit, por Bangladeshit, Ruhani ka vënë theksin se ndihmat duhet t’u dërgohen Arakanëve që jetojnë në kampet e vërtetë të refugjatëve.
Më tej presidenti iranian tha se organizata terroriste si DEASH dhe Al Kaeda mund të “shfrytëzojnë” popullin e Arakanit./AA