Presidenti Thaçi bën presion për ratifikimin e Demarkacionit dhe Asociacionit

0

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një tryezë që është organizuar në Prishtinë nga KDI, ka bërë edhe një herë të qartë se Kosova duhet t’i përmbushë obligimet e saj.

Thaçi ka përmendur dy obligimet kryesore për vendin tonë. 

Sikurse kanë kërkuar të enjten zyrtarë nga BE’ja, edhe Presidenti Thaçi ka thënë se Kosova duhet ta ratifikoj demarkacionin, dhe duhet që sa më parë ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Kosova ka marr disa obligime të që duhet t’i plotësoj siç është ratifikimi i demarkacionit i cili është edhe kusht për liberalizimin e vizave”, ka deklaruar Presidenti kosovar. 

“Pastaj janë edhe respektimi i marrëveshjet e arritura në Bruksel siç është themelimi Asociacioni”, ka thënë Thaçi.

Ai më tej ka thënë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka alternativ tjetër dhe është e vetmja mënyrë që t’i iket çfarëdo konflikt.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here