Presidenti Trump, gjysh për herë të nëntë

0

Eric Trump dhe bashkëshortja e tij, Lara, janë shtuar me një fëmijë në familje.

Eric publikoi lajmin e mirë që Lara lindi fëmijën e parë të çiftit, Eric “Luke” Trump, të martën në mëngjes.

Çifti në muajin mars njoftoi se po prisnin një fëmijë.

Vogëlushi është nipi i nëntë i Presidentit amerikan Donald Trump, duke qenë se vëllai i Eric, Donald Junior, ka pesë fëmijë dhe motra e tyre Ivanka, tre.

Motra dhe vëllai i Eric përshëndetën ardhjen e foshnjës në familje me postime urimi në Twitter.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here