Problemet e shëndetit mendor në Shqipëri, ekspertët: Shërbimet nuk ofrohen në mënyrë të barabartë, ka mangësi në burime njerëzore

0

Problemet e shëndetit mendor në Shqipëri, po marrin gjithnjë e më shumë vëmendje, si pasojë e trysnisë së organizatave që mbrojnë të drejtat e njeriut dhe Komitetit kundër torturës në KE. Ngjarja e rëndë në Fier ku një shtetas vrau fqinjin 8 vjeçar, shërbeu si shkak për hapjen e një debati të gjerë në rradhët e ekspertëve mbi trajtimin e problemeve të shëndetit mendor në Shqipëri, pasi banorët raportuan fillimisht se vrasësi vuante nga këto probleme, gjë që më pas u mohua paraprakisht nga autoritetet.

Ekspertët por dhe zyrtarët nënvizojnë me shqetësim se dy fatkeqësitë e njëpasnjëshme, tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019 dhe pandemia e koronavirusit që ende vazhdon, kanë ndikuar negativisht tek problemet e shëndetit mendor në Shqipëri, duke shtuar në mjaft raste, antkhin dhe depresionin si pasojjë e izolimit dhe rrezikut për jetën nga infeksioni që shkakton pandemia.

Ekspertë të fushës sociale dhe mjeksore, konstatojnë disa mangësi që lidhen me sasinë dhe cilësinë e ofrimit të shërbimeve ndaj personave të prekur nga probleme të shëndetit mendor.

“Qasja tek shërbimet e specializuara, dhe specialistët e përgatitur, që adresojnë të gjitha dimensionet e problematikës të një sëmundje mendore, apo të një problemi të shëndetit mendor akoma nuk është shtrirë në mënyrë të barabartë në të gjithë territorin e vendit”- tha për Zërin e Amerikës, Neli Demi, mjek psikiatër konsulent pranë OBSH në Tiranë.

Ajo që sot po trajtohet me përparësi në Shqipëri, lidhet me deinstitucionalizimin, që do të thotë shkëputje nga shtrimi i detyruar në spital dhe rikthim në komunitet, si dhe krijimi i një spitali të posaçëm për të dënuarit me probleme të shëndetit mendor, që do të zëvendësojë institucionin e zakonshëm të ekzektuimit të vendimeve penale. Erinda Bllaca, drejtore e Institutit për Aktivizëm dhe Ndryshim Social, thotë se personat më probleme të shëndetit mendor duhen vlerësuar nga strukturat shtetërore njësoj si personat më aftësi ndryshe.

“Sëmundja mendore të mos quhet ininvalidizim, por të quhet si një aftësi ndryshe. Pjesa e integrimit të tyre të jetë pjesë e rutinës të trajtimit qoftë medikamentoz qoftë dhe në komunitet. Ky është koncepti i denistitucionalizimit në nivel standardesh. Kjo mbetet e pavlerësuar”- u shpreh për Zërin e Amerikës Erinda Bllaca, Drejtore e Institutit për Aktivizëm dhe Ndryshim Social.

Zëvendës Ministrja e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale, Denada Seferi, thotë se strategjia e këtij institucioni në fushën e shëndetit mendorështë foksuar në decentralizim, ofrim shërbimesh sa më pranë komunitetit dhe deinstitucionalizim, pra zvogëlim të numrit të shtretërve psikiatrik dhe forcimin e shërbimeve të shëndetit mendor në nivel kombëtar të cilat synojnë parandalim, diagnostikim, trajtim dhe rehabilitim. Kësaj strategjie, sipas saj, i shërben dhe krijimi i 10 qendrave komunitare të shëndetit mendor (ambulatore), si dhe 14 shtëpi të mbështëtura për pacientët me çrregullime kronike të shëndetit mendor, ku aktualisht trajtohen 147 pacientë. Autoritetet mendojnë të forcojnë rolin e mjekut të familjes për problemet e shëndetit mendor.

“Nëse qendrat tona shëndetësore do të ofrojnë një shërbim psikosocial, edhe me një punonjës social edhe me një psikolog, jo vetëm mund të referohesh vetë, por mund të referosh dhe dikë tjetër, një person që ka probleme të shëndetit mendor, që del në rrugë, që mund të cënojë dikë, dhe mund të krijohen episode të tjera që realisht mund të cënojnë dhe jetën e qytetarëve”- tha për Zërin e Amerikës Denada Seferi, Zv. Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Specialistë në fushën e psikiatrisë i mbështesin përpjekjet e autoriteteve për ngritjen e qendrave komunitare, dhe të shtëpive të mbështetura ku ofrohet shërbim jo vetëm me mjekë psikiatër, por dhe me psikologë dhe punonjës social. Ata gjithashtu vënë theksin në shtimin e burimeve njerëzore.

“Kemi numrin më të vogël të psikiatërve për popullsi në rajon dhe Europë dhe numrin e burimeve njerëzore në përgjithësi. Kjo është një nga problematikat në fushën e shëndetit mendor, ashtu si është dhe për profesionistët e tjerë shëndetësorë”- tha Neli Demi mjek psikiatër konsulent pranë OBSH në Tiranë.

Zyrtarët thonë se ka rreth 50 mjekë psikiatër dhe se po shkohet drejt shtimit të këtij numri. Ata mendojnë se mund të bëhet përparim me kuotat për mjekë psikiatër në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë, dhe shtojnë se ka një hezitim të studentëve për t’u specializuar në këtë fushë.

Zëri i Amerikës pyeti pranë këtij universiteti dhe Zv. Dekani i Fakultetit të Mjeksisë, Arjel Çomo, tha se përgjatë viteve psikiatria nuk është më kategoria e degëve me interes të ulët dhe se gjatë 5 viteve të fundit interesi është më i lartë.Çdo vit, sipas tij, rreth 50 mjekë ndjekin dy shkollat për psikiatrinë, atë të përgjithshme dhe psikiatrinë për fëmijët dhe adoleshentët, pas përfundimit të programit 6 vjeçar të mjekësisë së përgjithshme.

Një prej çështjeve që ka marrë zgjidhje sipas një marrëveshje mes Ministrisë së Drejtësisë dhe asaj të Shëndetësisë është dhe transferimi i të dënuarve me probleme të shëndetit mendornga Institucioni i Ekzeutimit të Veprave Penale në Zahari të qytetit të Krujës në një institucion të këtij lloji, por më standarde më të larta, siç thonë auoritetet, në Shën Koll të Lezhës.

Për mbajten e tyre në burgun e Zaharisë Komiteti Kundër Torturës pranë Këshillit të Europës ka qënë gjitnjë kritik dhe ka kërkuar vuajtjen e dënimit të këtyre personave në një spital të shëndetit mendor. Zyrtarët thonë se transferimi i tyre në Shën Koll është i përkohshëm.

“Faza tranzitore ka të bëjë me një spostim, me një zhvendosje të të dënuarve të IEVP-së së Zaharisë, në IEVP-në e Shën Kollit në Lezhë, ku do të qëndrojnë derisa të kemi një institucion final i cili parashikohet të ndërtohet në fazën e dytë. Ai do të jetë një institucion i shëndetit mendor që do jetë nën administrimin e Ministrisë së Shëndetësisë, ndërkohë që detyrimi i vetëm i Ministrisë së Drejtësisë do të jetë sigurimi i perimetrit të jashtëm të këtij institucioni me punonjës të policisë së burgjeve”- u shpreh për Zërin e Amerikës Klajd Karameta, Zv. Ministër i Drejtësisë.

Në Shqipëri vuajnë dënimin rreth 300 persona me probleme të shëndetit mendor. Ata kanë kryer vepra penale të ndryshme dhe janë në kushtet e paaftësisë për të kuptuar fajin për shkak të sëmundjeve mendore. Sot ekspertët dhe zyrtarët vënë theksin tek rëndësia që ka evidentimi i personave me probleme të shëndetit mendor, dhe referimi i tyre në institucionet përkatëse me qëllim ofrimin e ndihmës për të parandaluar përkeqësimin e shëndetit të tyre mendor dhe për pasojë krimet që ata mund të kryejnë.

“Të gjithë ata të cilët njohin njerëz të tillë që i kanë evidentuar njerëz të tillë, mund të denoncojnë, mund të referojnë. Rastet që mund të referohen më pas mund të ndiqen. Rastet që nuk referohen ose që nuk gjinden ose që nuk dihen, janë dhe shumë të vështra për strukturat për t’u identifikuar”- u shpreh Denada Seferi, Zv. Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Specialistët vënë re se dhe vetë specifika e problemeve të shëndetit mendor e vështirëson marrjen e shërbimeve. Personat e prekur në mjaft raste nuk kërkojnë ndihmë për shkak të diskriminimit por dhe të moskuptimit të realitetit të tyre psikologjik dhe psikik. Ndaj ekspertët insistojnë shumë tek identifikimi, referimi dhe trajtimi mjeksorqë sipas tyrepritet të sjellë uljen e rrezikut që mund të paraqesin ata në komunitet dhe një mirqenie më të madhe të shëndetit mendor në rang kombëtar./ VOA

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here