Procesi i ri zgjedhor, Manja takim me strukturat e PS-së në Dibër

0

Drejtuesi politik i PS-së për qarkun Dibër, Ulsi Manja ka zhvilluar sot një takim me strukturat e këtij qarku, për nisjen e procesit të ri zgjedhor në Partinë Socialiste.

Në takim me strukturat Manja shoqërohej nga Blendi Klosi dhe deputetët Aurorën Mara dhe Lavdrimin Krrashi.

Ai shprehet se, në këtë takim u diskutuam linjat kryesore ku do të fokusohet puna e PS-së në këtë Qark.

Manja theksoi se, në Dibër hodhëm hapin e parë në frymën e re të Kongresit të Partisë Socialiste për procesin e ri zgjedhor.

“Edhe me katër kryetarët e bashkive, kryetaren e qarkut, 5 anëtarët e asamblesë, drejtuesit e lartë të partisë, diskutuam linjat kryesore ku do të fokusohet puna jonë: nxitja dhe afrimi i njerëzve edhe jashtë radhëve të forcës sonë politike; mënyra e zgjedhjes dhe përzgjedhjes së tyre si dhe afatet. Partia Socialiste është e vetmja forcë ku njerëzit besojnë, dhe këtë besim ne duhet ta kthejmë në shërbim për vendin dhe qytetarët”, tha ai./ATSH

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here