Projektligji për plehrat, Vasili i përgjigjet Ballës: Për t’i thënë po ose jo zgjidhja është referendum

0

Tërheqjes së qeverisë nga dy nisma që kishte cuar në Parlament në lidhje me ligjin e mbetjeve dhe atë të rishikimit të dhënies së medaljeve dhe dekoratave LSI i është përgjigjur menjëherë.

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka kërkuar një referendum popullor pikërisht për ligjin e mbetjeve, për të cilin më herët Taulant Balla tha se do kërkonin mendimin e popullit.

Reagimi

Referendum popullor për plehrat.

Ligji për importin e plehrave u fut në mënyrë tinëzare në parlament një vit më parë, pasi kryeministri demagog e anulloi importin e plehrave me vendimin e tij të parë si kryeministër në shtator 2013.

Populli shqiptar është shumë i shqetësuar për pasojat e rënda mbi shëndetin e tij dhe të gjeneratave që do të vijnë.

Populli është shumë i shqetësuar që Shqipëria do të shndërrohet në gropën e plehrave të të gjithë Europës, pasi me këtë ligj të gjithë llojet e sojet e plehrave do të derdhen në Shqipëri.

Zgjidhja është vetëm një REFERENDUM POPULLOR për t’i thënë po ose jo vërshimit të plehrave në Shqipëri.

Këtë vendim mund ta marrë vetëm populli pasi pasojat e tmerrshme mbi shëndetin dhe jetën do te bien mbi të dhe do ti vuajë vetëm ai

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here