Pronësia industriale/ 1115 certifikata për marka kombëtare në 2020-n

0
13

TIRANË, 13 janar/ATSH/ Bizneset e kanë kuptuar rëndësinë e patentës dhe certifikimit të patentës brenda standardeve ligjore që njihen botërisht. Certifikimi i patentës e bën më të lehtë shitjen e produkteve dhe e bën produktin “Made in Albania” jo vetëm të ketë vlerë në treg, por i rrit prestigjin edhe Shqipërisë.

Viti 2020 shënoi një rritje të numrit të aplikimeve për regjistrim marke nga subjektet shqiptare.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj bëri të ditur se gjatë vitit 2020 u lëshuan 1 115 certifikata për marka kombëtare.

Kjo rritje e konsiderueshme sipas ministres, ka ardhur si rezultat i fushatës ndërgjegjësuese të ndërmarrë prej Drejtorisë së Pronësisë Industriale.

“Me Drejtorinë e Përgjithshme të Pronësisë Industriale, kemi qenë pranë bizneseve për t’i informuar dhe ndihmuar në mbrojtjen e punës së tyre të palodhur. Në vitin 2020 kemi lëshuar 1 115 çertifikata për marka kombëtare”, u shpreh Denaj.

Ndërkohë aplikuan për certifikatë për markë kombëtare 1164 subjekte. /j.p/

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here