Pse “Sarp” dashurohet gjithmonë pas kolegeve të tij, a është ai një “Don Zhuan”?

0
5

Cagatay Ulusoy është vetëm 27 vjeç dhe fama e tij së fundmi ka trokitur deri në dyert e “Hollyëood-it”.

Pamja e tij dhe talenti kanë bërë që dashje pa dashje ai të jetë në qendër të vemendjes. Akoma dhe më shumë interes për të kanë zgjuar vajzat, qofshin këto personazhe të njohura apo jo.

Seriali turk “I Infiltruari” përveç anës së tij profesionale nxorri në pah dhe një pjesë të jetës së tij private, pasi Cagatay Ulusoy  u lidh me kolegen që interpretonte krah tij.

Cagatay është fotografuar gjatë verës që lamë pas në krahët e të dashurës së tij Duygu Sarisin, që luan rolin e Semës në serial.

Kjo dashuri e re e aktorit, na bëri të kthehemi pas në kohë dhe të hedhim një sy tek historitë e tij të vjetra. Dhe gjejeni çfarë, kemi vënë re një detaj që na bën shumë përshtypje; aktori dashurohet gjithmonë pas kolegeve të tij.

Në fillim u tha se ishte i lidhur me bukuroshen me origjinë shqiptare Gizem Karaça. Kujtojmë që të dy bashkë kanë interpretuar përkrah si dy të dashuruar në serialin “Adini Feriha Koydum”.

Pastaj aktori u përfol se pati një lidhje të shkurtër me yllin i televizionit turk Serenay Serikaya, pasi bënë një punë të shkëlqyer sëbashku me serialin “Medcezir”.

 

Berrak Tüzünataç është një tjetër aktore me të cilen “Sarp” ka patur lidhje. Përpos lidhjes, aktorja në fjalë ka patur diferncë të theksuar moshe me të.

Deri më tani numërohen 5 lidhje të tij publike, të cilat kanë qenë “jetëshkurtra” .

Tashmë mbetet të shohim projektet e tjera të tij dhe nëse do të vazhdojë të bëhet pjesë e lidhjeve brenda serialit…Koha do të tregojë nëse Cagatay është një “Don Zhuan”.

©Frekuenca.com

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here