Pse zviceranët kanë frikë nga përdorimi i rrjetit 5G? Flet banorja që vuan nga…

0
82

Mundësia e efekteve anësore të rrezatimit në trupin e njeriut ka ngjallur frikën tek qytetarët në Zvicër për shkak të teknologjisë 5G.

Sipas Euronews, vendi kryeson i pari në Evropë, për sa i përket implementimit të teknologjie, pasi vetëm vitin e kaluar Zvicra kishte instaluar mbi dymijë antena.

Sidoqoftë, zbatimi po ‘ngadalësohet’ për shkak të shqetësimeve të njerëzve që teknologjia mund t’i dëmtojë ata.

Banorja e qytetit Nyon, Anna Frusciante, e cila njëherësh vuan nga elektro-mbindjeshmëria, tregon për numrin e antenave të reja përreth zonës.

Ndërkohë, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, personat që vuajnë nga elektro-mbindjeshmëria, raportojnë një larmi problemesh shëndetësore që kanë të bëjnë me ekspozimin ndaj frekuencave elektromagnetike, siç janë sinjalet e telefonit celular.

Disa të tjerë, zhvillojnë simptoma të lehta si skuqjet; dëmtim të lëkurës, dhe disa të tjerë preken aq shumë sa që ndryshojnë edhe stilin e jetesës.

Anna shprehet e shqetësuar për efektet e padukshme që mund të ndikojnë tek ajo shkaku i antenave.

“Njëra prej antenave më të fundit që u instalua në Nyon, gjendet në qendër të qytetit në një ndërtesë banimi. Ajo qëndron afër një ndërtese të shkollës së mesme”, shpjegoi ajo.

Të qenit i ndjeshëm nga rrezatimi, si rreth 10 për qind e popullsisë zvicerane, i kushtoi Anës me humbjen e punës së saj – si dhe të njëjtën e detyroi që shpërngulej prej një vendi në tjetrin.

“Në mes të muajit prill të vitit të kaluar, kisha probleme me gjumin si dhe rrahjet e zemrës mu shpeshtuan, derisa pas tri ditësh ndihesha e lodhur. Dikush më pas më tregoi se një antenë 5G gjendej në Nyon”, potencoi Anna.

“Kur e kuptova se antena gjendej rreth 200 metra larg shtëpisë time, mora makinën dhe flija nëpër pyje”, rrëfeu banorja.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here