Punimet për portin e Vlorës, punonjësit gjejnë 15 predha të Luftës së Dytë Botërore! Largohen nga Forcat e Xhenios

0

15 predha të Luftës së dytë Botërore janë gjetur në Vlorë. Ata u zbuluan nga punonjësit që po kryejnë punimet për Portin e Vlorës në zonë e Skelës.

Predhat janë gjetur brenda kantierit të ndërtimit nga punëtorët që po punojnë aty.

Predhat kanë qenë të pashpërthyera, ndërsa janë lajmëruar edhe Forcat e Xhenios, që me mbërritjen kanë vendosur perimetrin e sigurisë në zonë.

Forcat e Xhenio kanë bërë të mundur largimin e tyre predhave, nga të cilat fatmirësisht nuk pati dëme.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here