Qentë “qajnë nga gëzimi” kur ribashkohen me njeriun e tyre të preferuar – thotë studimi

0

Përveç njerëzve, qentë duket se janë e vetmja specie që zotëron këtë cilësi.

Qentë e shtëpisë njihen për dashurinë që i shfaqin pronarëve të tyre pas një periudhe ndarjeje e ribashkimi siç tregohet nga lëpirjet, shikimet e ngrohta apo tundja e bishtit.

Por sipas një studimi të fundit, qeni kur ribashkohet me njeriun e tij të preferuar mund të lëshojë dhe ‘lot lumturie’.

Autorët e një studimi të publikuar dje në revistën ‘Current Biology’ zbuluan se reagimet emocionale te qentë kanë si qëllim të prekin zemrën e miqve të tyre njerëzorë që të bëhen pronarë më të mirë.

“Ndryshe nga kafshët e tjera qentë kanë evoluar duke u zbutur me anë të komunikimit dhe kontaktit të syve me njeriun”, shkruajnë studiuesit.

“Me këto procese dhe lëshimi i lotëve mund të luajë një rol në nxitjen e sjelljeve protektive nga pronarët e tyre, që thellon lidhjen mes dy specieve”.

Por përkundër njerëzve që qajnë më kollaj, qentë nuk gjenerojnë lot të dukshëm që t’i rrjedhin në mollëza, apo të lagin jastëkun, shkruan me shaka rrjeti nature.com

Kështu që studiuesit llogaritën masën e lotëve në sytë e qenve kur ata ishin me pronarët e tyre, dhe kur ishin larg tyre për një periudhë pesë, deri në shtatë orëshe.

Ata zbuluan se masa e lotëve te qentë ishte më e madhe kur ribashkoheshin me pronarët e tyre, përkundër rastit kur ribashkoheshin me njerëz të njohur prej tyre, por që nuk ishin pronarët zyrtarë.

Qentë duket se kanë lidhej të veçantë e të fortë vetëm me një njeri të preferuar prej tyre.

Studime të mëparshme kanë treguar se bashkëveprimi mes qenve e njeriut sjell prodhimin e hormonit oksitocin—i njhur dhe si “hormoni i dashurisë“— dhe se njerëzit e qentë i kanë të njëjtë receptorët e këtij hormoni.

Në fazat finale të kërkimit autorët i tregonin njerëzve foto të qenve, me dhe pa lot në sy, dhe i kërkonin atyre se për cilin qen do të donin të kujdeseshin.

Pjesëmarrësit raportonin një impuls të madh për të zgjedhur qentë me sy të lagësht, që sugjeron se krijimi i lotëve luante rol në emocionet tona.

Studiuesit nuk ishin të aftë të përcaktonin nëse qentë mund të bëjnë këtë qëllimisht apo nëse e përdornin edhe në bashkëveprimet mes qenve.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here