Rama Bashës: “Nuk je vonë të tërhiqesh nga kjo rrugë”

0
1

“Miku rrugëhumbur, kujtoje mesazhin që të kam çuar kur i ke hyre kësaj rruge”. Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama, drejtuar kryedemokratit Lulzim Basha, duke i bërë thirrje se ende nuk është vonë që të tërhiqet nga kjo rrugë. “Nuk je vonë akoma, të kthehesh nga kjo rrugë, për një arsye të thjeshtë: Me herët se vonë. Pasi llogarinë që ata që të ndjekin, do ta kërkojnë ty. Por, ti nuk je lider. Pasi  tërhoqe partinë nga stacioni i një alternative qeverisëse tek zëri i ngjirur që më thoje: Aman ik”.

Edhe një herë, kryeministri Rama ka rrëfyer se është i gatshëm për dialog, pasi sipas tij opozita nuk kërkon pushtet por zgjidhjen e problemeve që shqetësojnë qytetarët.

“Jam i gatshëm për dialog. Fatmirësisht ata që janë me Lulzim Bashën thonë se s’kanë nevojë për karrige. S’kemi pse ulemi, se ata s’duan as pushtet dhe as karrige, se janë njësh me qytetarët. Patjetër flasim e ulemi. Nëse kjo nuk është luftë e ulët për të bërë pazar, atëherë jemi në rregull. Çdo shqetësim ulemi e flasim, ta diskutojmë e negociojmë. Përndryshe, herët se vonë, turpi do i ndjekë pas. Ata që kanë mundësi të kenë ende turp. Se jo të gjithë kanë turp, se kur të heqin vizën të huajt, s’ke turp ti heqësh vizën as Shqipërisë”, ka deklaruar kryeministri Rama./bw

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here