Rama bën urimin e mirëmëngjesit, por merr një ftesë për kafe dhe një këshillë

0

Ashtu si çdo mëngjes, kryeministri Rdi Rama u ka uruar një ditë të mbarë ndjekësve të tij në rrjetin social “Facebook”, këtë herë përmes pamjeve spektakolare të malit të Nëmërçkës dhe luginës së Vjosës.

“Me këto pamje spektakolare të Malit të Nëmërçkës dhe luginës së Vjosës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Pas postimit kanë vërshuar komentet me urime për kryeministrin Rama dhe punën që po bën. Madje një qytetare që jeton jashtë vendit është treguar aq dashamirëse, sa e ka ftuar për një kafe kryeministrin Rama, sapo ajo të kthehet në Shqipëri.

“Mire mengjisi edhe per ju ne tetore do vi ne shqiperi kam shume deshire te njohe nga afet psejo te pime nji kafe me nji kryeminister kaq te thjeshte uroj te gezojne te gjithe shqiptaret i shalla na ka ardhur dita e mire si keto pamjet qe na tregon Q do dite uremet e mia ma te mira”, shkruan qytetarja.

Por ka edhe nga ata komentues, që kanë disa porosi për kryeministrin. I tillë është rasti i këtij qytetari që i kujton Ramës të mos bëhet tahmaqar, pasi në fund të jetës dihet se çfarë marrim.

“Zoti Rama, Shqipërija ësht e bukur, po të doni ju bëhet edhe më e bukur.Mos u bëni tamaqar se në fund të kësaj jete të gjith nga 2metra vënd dhe 2 qerre dhe përsipër kan marë. Puno për Shqipërinë e të kujtofesh gjthmon si ATËDHETAR”

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here