Rama emëron ish zëdhënësen e Ahmetajt drejtoreshë të Agjencinë e Turizmit

0

Pasi plotësoi kabinetit me 70% gra, Rama ka filluar emërimet edhe në institucionet e tjera të varësisë.

Ndër lëvizjet e fundit me emërimet e reja të tij, mësohet se është edhe Ori Kuçi.

Ajo është caktuar në krye të Agjencisë Kombëtare të Turizmit, aty ku Rama çoi sot edhe Vilma Bellon si zv.ministre.

Ori Kuçi ka pak përvojë në administratën publike dhe më shumë në sektorin privat.

Në vitin 2013 ajo punoi për disa kohë si këshilltare për mediat në kabinetin e ministrit Arben Ahmetaj.

Më pas u rikthye sërish në sektorin privat, ku menaxhon një dyqan kozmetike në zonën e ish-Bllokut.

Më herët pas kthimit nga studimet në Itali, Kuçi nisi të angazhohej në media dhe jetën publike, fillimisht me një emision radiofonik.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here