Rama i përgjigjet Bashës për numrin e viktimave të Covid: Nuk i fshehim dot, tejkalove demokracinë. Si fle gjumë kur nxjerr një makrabitet të tillë nga goja?!

0
14

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj publikisht kryedemokratit Basha për akuzat e ditëve të fundit se qeveria ka fshehur numrin e viktiameve të Covid.

Ndërsa mohoi çdo gjë, Rama e cilësoi ç’njerëzore këtë deklaratë si dhe dënoi rëndë publikimin në disa media të fotove të viktimave Covid nga morgu.

Ato Rama i cilësoi montazhe dhe akuzoi opozitën se ka kaluar çdo limit të demokracisë.

“Kam përgjegjësinë e jashtëzakonshme të jem në krye të vendit, në kohën e një sprove të jashtëzakonshme, që është e përbotshme prej 9 muajsh e po sfidon të gjitha shtetet, për shkencën, mjekësinë, politikën, qeverisjen, mediat sigurisht. Është sprovë për karakterin e kombeve. Këtë sprovë ne shqiptarët, ashtu si edhe tërmetin nuk e kemi zgjedhur. Askush nuk mund të fajësohet nëse vendi goditet nga një tërmet apo pandemi. Por mënyra e reagimit, po. Virusi godet nga pak, pasojat na sprovojnë përditë. Në të dyja rastet del në pah karakteri ynë. Jam krenar për se si ne, si popull kemi reaguar për të dyja rastet, e që njerëzit janë bashkuar qoftë për të ndihmuar të varfrit gjatë tërmetit, qoftë për të zbatuar masat e pandemisë.

Jam i keq ardhur që kjo dalje ime sot u provokua nga krejt e kundërta e virtyteve të shqiptarëve, teksa shumica e këtij populli bën më të mirën e vetë, një pakicë e zhurmshme rri mënjanë shan, akuzon e gjuan me gurë.

Nuk jam këtu për tu ankuar për baltën dhe pështymat që marr përditë nga pakica, se mua përsonalisht të sharat më bëjnë më të fortë, më japin energji të udhëheq betejat në çdo fushë!

Por, ka ndryshim të madh si dita e nata mes kritikave dhe sharjeve e fyerje. Këto të fundit më ndezin shumëkush e quan arrogancë, ndoshta, por do ta quaj pasion të madh për punën që më është besuar dhe Shqipërinë që dua për të gjithë fëmijët tanë.

Që të kemi opinion ndryshe kjo është demokraci, por të shash e të shpifësh nuk është lulzim demokracie. Ne nuk mund të ndahemi me numrin e të vdekurve, të bëjmë politikë me inskenime fotosh nga morgu i spitaleve. Kjo nuk është njerëzore, nuk mundet që deri tek Presidenti e opozita të kenë komitete alternative.

Është jo njerëzore që të bësh përditë politikë me lajme të rreme deri edhe me të vdekurit. Sot kur kapacitetet po arrijnë në limite të dalësh e t’i thuash popullit që qeveria po fsheh të vdekurit është kapërcim i kufijve të demokracisë, është çnjerëzore. Si mund të arrihet deri këtu? Si ngacmohet deri në këtë pikë psikika e një populli, ngacmohet integriteti njerëzor i një armate të tërë mjekësh që prej 9 muajsh kanë harruar fëmijët e prindërit e tyre për tu përkushtuar te puna. Si shkelet qenia njerëzore e provokohen familjet e viktimave, si futet tmerri tek ata që kanë dikë të prekur me Covid? Si fle gjumë kur nxjerr një makrabitet të tillë nga goja.
Ky nuk është karakteri i këtij vendi, i këtij populli, as se si karakterti i shumicës, por manifestim ekstrem i karakteresh të dobëta që e kanë penguar Shqipërinë dhe popullin shqiptar të marrë frymë lirisht, duke u shfaqur në vendin dhe momentin e gabuar. S’ka më turp se kaq! Në këtë pikë nuk imagjinohet dot se ku mund të shkojë paturpësia ndaj njerëzve e vendit. Viktimat s’mund të fshihen”,- tha Rama.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here