Rama: Investimi më i sigurt, një Shqipëri e pastër pa mbeturina

0

Kryeministri Edi Rama ka falënderuar sot të gjitha ata që çdo ditë marrin pjesë në Planin Kombëtar të Pastrimit.

Rama ndau momente nga pastrimi në Kavajë, Gjirokastër, Mallakastër, Bulqizë, Klos, Përrenjas, Kuçovë dhe Kukës.

“Faleminderit për të gjithë ata që çdo ditë angazhohen në Planin Kombëtar të Pastrimit. Investimi më i sigurt për një Shqipëri të Pastër pa mbeturina të hedhura kuturu që helmon shëndetin e të gjithëve”, tha Rama.

Plani Kombëtar i Pastrimit rrënjësor të Shqipërisë nisi më 7 nëntor 2021 në Vlorë dhe ka përfshirë të gjithë territorin./ATSH

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here