Rama: Kemi mbështetur idenë e Macron! Shkak i bllokimit të negociatave jo vetëm Bullgaria, por edhe fryma e deformuar e zgjerimit

0

Kryeministri Rama ishte i ashpër nga Brukseli në drejtim të Bashkimit Evropian. Ai ka thënë se ‘Unioni’ ka probleme.

“Më lejoni të shpreh keqardhje të thellë për Bashkimin Evropian. Më vjen keq për ta dhe shpresojmë t’i ndihmojmë. U përpoqa të them disa gjëra në takim dhe do të ndaj me ju disa prej tyre. Michel na tha se kishim 3 minuta. Unë i thashë se mund të kishin qenë 3 sekonda nëse ata do të kishin mbajtur fjalën por nuk e bënë kështu që 3 minuta nuk ishin mjaftueshëm. Ne jemi këtu si miq në një shtëpi të ndarë. Është diçka shumë shqetësues që edhe sulmi i një pandemie në shkallë globale dhe njuë luftë kaq kërcënuese nuk kanë mundur t’i bëjnë bashkë se çfarë duhet bërë. Sigurisht që ne kemi shumë për të bërë dhe unë mendoj që ne kemi bërë dhe bëmë për të mbështetur idenë e Presidentit Macron”, tha ai.

 

Rama tha se kanë mbështetur idenë e presidentit francez Emmanuel Macron për Ballkanin.

“Ndërkohë që do vazhdojmë në rrugëtim tonë drejt be me shpresën që shekullin tjetër di jemi anëtarë dhe sigurisht duke u përballur me një Bullgari këtu atje. Do e vlerësonim nëse ky komunitet i europës ngrihet për të qenë bashkë si një familje e vetme, pavarësisht ese jemi në kate të ndryshme. Tema kryesore ishte Maqedonia, ishte Maqedonia njëherë e një kohë, më pas 17 vjet më pas është ende në pritje si kandidate për çeljen e negociatave. Ndryshoi dhe emrin, mendoni Franca të ndryshojë emrin. Shqipëria është në pritje prej 8 vitesh, mu desh një mandat i tretë që të vijoj të prisja çeljen për anëtarësim. Arsyeja nuk është thjesht bullgaria, është një fatkeqësi, nuk është vetëm bullgaria, është fryma e deformuar e zgjerimit. Bullgaria është shprehja më e dukshme e saj. sa herë që ka dicka që ndodh në një shtet anëtar ky mjet bll. Turp një vend i NATO që merr peng dy vende të NATO, ndërkohë që në oborr të europës ka një luftëm në dy të 26 vendeve që janë të pafuqishëm. Putin është shumë sëmurë, mund të jetë shumë mirë, por ky vendi këtu nuk duket shumë i shëndetshëm”, tha Rama.

Ngërçi me negociatat, Rama: Ringjallim frymën e Europës nëpërmjet Ballkanit të Hapur

Ne nuk do të presim ‘Godonë’, më vinte kaq keq për ca njerëz optimistë dje që nisën të shkruanin në Twitter, po ja dalim. Jo nuk erdha këtu me këtë ide se do të ndodhte diçka ndryshe. BE thotë se askush të mos lëvizë. Ne kemi lëvizur e vazhdojmë të lëvizim për të ringjallur këtë frymë të Evropës, për pjesën tonë që është Procesi i Berlinit dhe nisma e Ballkanit të Hapur është nisma që kemi ndërmarrë është Ballkani i Hapur që e jetësojnë këtë proces. Këtu janë njerëzit e mire, fjalë të mira, foto të mira, por ne nuk do të heqim dorë. Një ditë do të bëhemi dhe ne anëtarë të mirë në BE.’

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here