Rama mbledhje me ambasadorët, “Qëndrimi i Erdogan, Macron, Conte ishte fantastik”

0
4

Kryeministri i vendit Edi Rama ka mbledhur në një tryezë ambasadorët në Tiranë, ku iu tha se është jashtëzakonisht falënderues ndaj ndihmës të shteteve prej nga ata vijnë.

Rama theksoi se liderë të tillë si presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, kreu i shtetit francez Emanuel Makron si dhe Conte ishin fantastikë në qëndrimet e tyre. Edi Rama u shpreh se është mirënjohës ndaj këtij solidariteti ndaj Shqipërisë.

Unë iu jam falënderues të gjithë liderëve europianë që reaguan për situatën, dua të falënderoj presidentin Erdogan, presidentin Makron, kryeministrin Conte por edhe të tjerë që u solidarizuan me Shqipërinë. Është e mrekullueshme që për këtë situatë reaguan edhe liderët e shteteve fqinje. Është impresionuese si reaguan Serbia, Maqedonia e Veriut, Greqia, për të mos folur më pas për vëllezërit tanë në Kosovë. Ndjese nëse harroj ndokënd, por të gjithë kanë qenë të shkëlqyer. Edhe kryeministri Orban ishte mbresëlënës, edhe liderët rumun, të cilët dërguan ndihma për ne. Ekipi grek bëri diçka që ishte frymëzuese. Kemi bërë shpëtime njerësish të rëndësishme. Nuk iu besoja dot veshëve sa bukur kishte folur Papa Francesku. Princi i Kurorës të Arabisë Saudite po ashtu ka pyetur. Edhe Izraeli ishte i jashtëzakonshëm dhe na pyetën pa ua kërkuar. S’kanë as qeveri akoma dhe na pyetën”, tha Rama./bw

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here