Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se qeveria shqiptare dhe ajo e Maqedonisë së Veriut janë më shumë se kurrë të përkushtuara që të shtyjnë përpara modernizimin e vendeve.
Kryeministri Rama publikoi sot nga Brukseli një foto më kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski përpara Samitit Bashkimi Evropian – Ballkani Perëndimor.
“Ende po prisni Godonë? Jo, ne jemi mësuar me këtë maskaradë dhe jemi më shumë se kurrë të përkushtuar që të shtyjmë përpara modernizimin e vendeve dhe rajonit tonë me frymë të palëkundur evropiane”, shkroi Rama në rrjetet sociale.
Konferenca e nivelit të lartë me Ballkanin Perëndimor mbahet sot, një ditë para sesionit të Këshillit të BE-së, që pritet të vendosë për integrimin e vendeve të rajonit.
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut presin hapjen e negociatave, gjë e cila kërkon heqjen e vetos nga Bullgaria.