Rama në aksin Salari-Nivicë: Pranverën e ardhshme Tepelena dhe Përmeti do të lidhen me bregdetin përmes një pjese të pa eksploruar të Shqipërisë

0

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar segmentin e përfunduar Salari-Nivicë në Tepelenë.

 

Rama shkruan në rrjete sociale, se kjo rrugë, së bashku me segmentet Bënçë-Lekdush, Gusmar-Kuç dhe Lotin e 3 të rrugës së Lumit të Vlorës, që do të përfundojë e plotë pranverën e ardhshme, do të lidhë Tepelenën e Përmetin me bregun e Jonit.

Rama theksoi se tanimë kjo zonë duhet promovuar që të frekuentohet dhe nga turistët.

“Duhet promovuar turizmi, kushdo që e sheh mahnitet e vjen prapë. Duhet promovuar që njerëzit ta shijojnë këtë rrugë dhe të provojnë një gjë të jashtëzakonshme”, tha Rama.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here