Rama nga Moska: “Serbia duhet ta njohë Kosovën”

0
3

Kryeministri i vendit Edi Rama, që ndodhet në Moskë në cilësinë e kryetarit të OSBE në një prononcim për emisionin Real Story në News 24 ka treguar detaje nga takimi që kishte me ministrin e jashtëm rus Sergei Lavrov.

Rama u shpreh se ka bërë lobim për Kosovën, se Serbia bën mirë për veten e saj që të njohë shtetin e Kosovës.

“Zgjerimi i agjendës përtej kryetarit të OSBE, ka qenë një zgjedhje e Lavrov. Unë kam zgjedhur të flas për Kosovën. Që kur ne kemi marrë kryesimin e OSBE, është thënë se për Kosovën ne do të qëndrojmë në një pozicion që nuk do na digjte në këtë pozicion që kemi. Është e vlefshme që këtu në Moskë ne ta themi se Serbia duhet ta njohë Kosovën”, tha Rama.

Edi Rama vlerësoi se faktori shqiptar duhet ta nxisë dialogun Kosovë – Serbi, pasi bisedimet janë në favor të kombit shqiptar.

“Sergei Lavrov është një diplomat me eksperiencë të madhe dhe ta themi se në raport me Vucic ka më tepër kohë që puno n në diplomaci dhe sigurisht që do ishte supermat. Unë do të shtoja se njohja e Kosovës nga Serbia, mendoj se edhe faktori shqiptar duhet ta nxisë dialogun. Faktori shqiptar duhet të nxisë dialogun. Në këtë aspekt, u bë gjëja e duhur”, deklaroi Rama.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here