Rama nxjerr shifrat për Borxhin Publik: Meqë dëgjoni llafe shumë, nga ata që e zhytën Shqipërinë

0
14

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar disa shifra për borxhin publik dhe investimet në dy periudha si një përgjigje ndaj opozitës.

Në shifrat që ka publikuar Rama, del se mesatarja e borxhit publik për periudhën 2006-2013 ka qenë 60 miliardë lekë kurse e investimeve 70 miliardë lekë.

Kurse për periudhën që ka qeverisur vetë Shqipërinë borxhi publik është ulur mesatarisht në 46 miliardë lekë kurse investimet 79 miliardë lekë.
Ai akuzon opozitën se e zhyti Shqipërinë në borxhe kur ishte në qeveri para 2013 në disa sektorë si sipërmarrja, shëndetësi, arsim apo deri tek bonuset e bebeve.

STATUSI NGA EDI RAMA
dhe meqë dëgjoni llafe shumë për Borxhin Publik nga ata që e zhytën Shqipërinë në borxhe ndaj sipërmarrjes, shëndetësi, arsim e deri edhe ndaj personave me aftësi të kufizuar, të prekurve nga përmbytjet, e madje edhe bebeve të porsalindura që i lanë pa mikrobonusin 5 mijë Lekë, njësoj si rrugët e lëna rrugëve, me këtë krahasim fare të thjeshtë për ta kuptuar dallimin e madh mes tyre e nesh, ju uroj një ditë të mbarë🙏

MIRËMËNGJES 😊dhe meqë dëgjoni llafe shumë për Borxhin Publik nga ata që e zhytën Shqipërinë në borxhe ndaj…

Posted by Edi Rama on Tuesday, October 13, 2020

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here